facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

14 April 2013

iPadi i ri, më i lehtë më i hollë

Me ndryshimet e mëdha nga brenda dhe jasht, thuhet se modeli i ardhshëm i tabletit më të famshëm në planet, iPad, do të adoptojë një identitet të ri të projektimit i cili është i ngjashëm me atë të iPad Mini.iPadi i ardhshëm thuhet se do të jetë edhe më i hollë dhe më i lehtë se paraardhësi i tij, edhe pse kjo gjë nuk ndodhi kur Apple debutoi me brezin e tretë të iPad, i rezultoi të jetë pak më i trashë në krahasim me iPad 2.
"Është e mundshme që një pjesë e projektimit të hollë dhe të lehtë do të vijë nga zvogëlimi i madhësisë së LED backlight, duke krijuar ekran më efikas dhe pjesërisht duke përdorur LED më efikas", tha analisti i NPD DisplaySearch, Pali Semenza.Apple mund ta zbulojë gjeneratën e ardhshme të tabletit të saj të famshëm, iPad, gjatë një konference të posaçme për shtyp, të cilën do ta mbajë më vonë gjatë muajit, edhe pse sipas thashethemeve të kohëve të fundit sugjerohet se iPadi i ri nuk do të debutojë deri në vjeshtë 2013.

No comments :

Post a Comment