facebookgoogle plusrss feedmesazh

14 April 2013

Ushqimet e mira dhe të këqija kundër ftohjes

Në kohën e infeksioneve dhe ftohjeve duhet t’i kushtohet kujdes më i madh ushqimit që të na ndihmojë dhe jo të na dëmtojë në luftën kundër sëmundjeve.Dimri është kohë e gripit, ftohjeve dhe infeksioneve të ndryshme virusale dhe nutricionistja Ilyse Schapiro ka përgatitur për Huffpost një rezyme të shkurtër me ushqimet që duhet t’i konsumoni kur jeni të sëmurë dhe cilat duhet t’i shmangni.
Fillojmë me të mirat

1. Hudhra
Vret bakteret pa pardon, ndërsa është efikase për shkak të kompozimit alicinë, i cili bllokon infeksionet. Duhet të grimcohet e freskët në supën e pulës ose të gatuhet me ndonjë perime, më së miri me brokoli.

2. Xhenxhefili
Rrënja e kësaj bime orientale është dëshmuar të ketë efekt kundërinflamator. Është i shkëlqyeshëm si shtesë e ushqimeve me mish pule, ndërsa mund ta preni në shkopinj të hollë dhe t’i vëni në ujin e vluar, është gati kur uji merr ngjyrë të verdhë.

3. Proteinat
Proteinat duhet t’i konsumoni kur jeni të sëmurë dhe në rastet kur nuk ndjeni shijen e ushqimit, të paktën pak peshk, pulë ose mish gjeldeti, sepse do t’u ndihmojnë në krijimin e rruazave të bardha të gjakut. Biftekët shmangni sepse yndyrat do të rëndojnë sistemin e imunitetit  dhe as nuk do ta keni lehtë ta tretni. 

4. Supa
Supa e pulës e gjyshes është e mirë për fyt dhe ka përbërës ushqyes që janë të shkëlqyeshëm në luftën kudër infeksioneve. Po themi e gjyshes, që nënkupton që duhet të harroni supet e blera.

5. Çaji
Cilido çaj është i pasur me antioksidantë që janë aleat i rëndësishëm në luftën kundër infeksioneve, ndërsa sasia e mjaftueshme ndihmon në zgjidhjen e problemeve të këlbazës nga mushkëritë, fyti dhe hunda.

Çfarë nuk duhet të konsumoni:

1.    Lëngjet
Sado që shkruhet që lëngu ka vitaminë C, por që edhe duhet të pihen shumë lëngje, lëngjet nga dyqanet kanë për së tepërmi sheqer dhe kalori. Sheqeri do të pengojë qelizat e bardha të  gjakut, ndërsa edhe kaloritë nga lëngjet nuk janë shumë të dobishme. Prandaj konsumoni lëngje që janë natyrore, konsumoni grejp, portokall dhe limon dhe do të ftoni mjaft fibra, sheqer natyror dhe vitaminë C.

2.    Alkooli
A duhet të theksohet që trupi i sëmurë nuk ka nevojë për alkool? Për skeptikët, alkooli redukton sistemin e imunitetit dhe parandalon trupin për të luftuar me infeksionet, ndërsa edhe dehidron organizmin. Prandaj, alkool zero!

3.    Produktet e qumështit 
Është diskutabile nëse përkeqëson apo jo infeksionet qumështi, por produktet e fermentuara si jogurti dhe kefiri me përbërjen e vet (proteina, vitaminë D) mund të ndihmojnë.

No comments :

Post a Comment