facebookgoogle plusrss feedmesazh

11 April 2013

Irani planifikon “Google Earth Islamik”

Ministri thotë se Basir (versioni iranian për shërbim të hartave 3D) do to jetë i gatshëm për përdorim brenda katër muajve të ardhshëm.
Autoritete iraniane një kohë të gjatë e akuzojnë Google Earth si një mjet perëndimor spiunimi, dhe tani ata e bëjnë edhe sulmin e parë ndaj shërbimeve të hartave 3D – duke planifikuar të lançojnë një konkurrent “islamik”.
Ministri iranian për teknologji informimi dhe komunikimi, Mohammed Hassan Nami, njofti këtë javë se vendi i tij është duke zhvilluar, ashtu siç e quiajti ai, një “Google Earth Islamik” që do të quhet Basir (persisht për spektator) që do të jetë i gatshëm për përdorim brenda katër muajve të ardhshëm.

“Përgatitjet janë bërë për fillimin e projektit tonë për botën 3D dhe momentalisht jemi duke krijuar një qendër të përshtatshme të të dhënave e cila do të ketë të mundur përpunimin e këtij vëllimi të të dhënave,” ka thënë Nami të martën.

“Në shikim të parë, Google Earth ju ofron shërbime shfrytëzuesve, por në realitet organizatat e sigurisë dhe inteligjencës janë prapa saj në mënyrë që të marrin informacione për vendet e tjera,” tha Nami.


Disponim | Shqip

No comments :

Post a Comment