facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 April 2013

Kosovë: "Ndale Hajninë, Zhvilloje Shtetin"


Grupi i Qytetarëve të Organizuar nuk e kanë ndërmend të ndalen së protestuesi deri sa kërkesat e tyre të realizohen plotësisht, njofton Koha.net. Pas nëntë protestave të njëpasnjëshme, ata kanë paralajmëruar një tjetër protestë të enjten me datë 25 prill në ora 12:00.

Me moton “Ndale Hajninë, Zhvilloje Shtetin” ata do të protestojnë sërish kundër politikat tarifore, çmimit të lartë të energjisë elektrike dhe rasteve të korrupsionit .

Për shkak të kërkesave për protesta edhe në qytetet e tjera të Kosovës, Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka marrë vendim për zgjerim gjeografik të protestave.

Sipas, Rron Gjinovcit edhe pse kërkesat e protestuesve nuk janë plotësuar tërësisht, ato kanë pasur efekt.

“ZRRE-ja nuk e ka rritur çmimin e energjisë elektrike edhe përkundër trysnisë dhe presionit që po i bën LIMAK, do të thotë që protestat kanë pasur efekt”, ka thënë Gjinovci.

Ndryshe, protestat e njëpasnjëshme që kishin filluar si shprehje e pakënaqësisë ndaj faturave të muajit janar, janë kthyer edhe në protesta kundër çmimeve të energjisë elektrike, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

No comments :

Post a Comment