facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 April 2013

Mona Liza - e rikrijuar me pulla


Një artist amerikan e ka bërë në një version tjetër pikturën e famshme të piktorit Leonardo Da Vinçi, “Mona Lisa”. 

Ai përdori qindra pulla për ta bërë portretin e femrës së famshme në pikturën e Da Vinçit.
Prejse ka filluar të bëjë këtë lloj të skulpturave, ai ka bërë një version të Mona Lisës, një piano dhe një kuti automatike për shitjen e “Coca Colas”.
Për ta kompletuar një skulpturë e tillë atij i duhet një muaj e gjysmë.
Për të bërë këtë lloj arti ai nis me hapjen e vrimave në  karton për t`i varur pullat.

Ai pastaj ngjyros secilën pullë dhe pret derisa ato të thahen, para se t`i vendos me precizitet në karton.  

Augusto, 36 vjeçar, nga Majami, tha: “Më pëlqen që çdo gjë të duket solide dhe e rëndë, mirëpo që nuk është e ndjeshme ndaj prekjeve”.

“Teknika gjithmonë është në zhvillim. Çdo ditë ndryshon dhe më merr shumë kohë që ta bëj vetëm një të tillë”, ka thënë ai.

“Pullat gjithmonë më kanë pëlqyer, por arsyen nuk e di. Gjithmonë kam zbuluar diçka rreth historisë së tyre. Ato janë unike. Më herët kamë zbuluar se shumë njerëz shkëmbejnë dhe blejnë pulla të shtrenjta dhe unike vetëm për t`i poseduar”, ka thënë ai.

No comments :

Post a Comment