Njerëzit më të moshuar se 65 vjet që hanë peshk mund të jetojnë dy vjet më gjatë sesa njerëzit që nuk konsumojnë acidet yndyrore omega-3, të cilat kryesisht gjenden në frutat e detit, ka treguar studimi të cilin e kanë kryer shkencëtarët e Harvardit.
Hulumtimi ka treguar që personat që kanë nivel më të lartë të acideve yndyrore omega-3 kanë rrezik më të vogël nga vdekja e papritur, derisa rrezikun nga sëmundjet e zemrës e kanë të reduktuar për 35 për qind.
Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e 2.700 personave më të vjetër se 65 vjet në 16 vitet e kaluara. Është vërtetuar që personat të cilët në gjak kanë pasur nivel më të lart të acideve yndyrore omega-3, të cilat gjenden në peshq siç është për shembull salmoni, sardelet, harenga, skumbri kanë pasur rrezik më të vogël nga vdekja e shkaktuar nga komplikimet shëndetësore dhe që mesatarisht kanë jetuar 2.3 vjet më gjatë se personat me nivel të ulur të acideve yndyrore omega-3 në gjak.
“Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë që me të vërtetë është i rëndësishëm konsumimi i acideve yndyrore omega-3, për shkak të ruajtjes së sistemit kardiovaskular”, ka thënë autori i studimit Driush Mozaffarian, profesori i asociuar në departamentin për epidemiologji në Harvard, ka përcjellë AFP.
Hulumtimi është publikuar në revistën “Annals of Internal Medicine”.
No comments :
Post a Comment