facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

05 April 2013

Sot shi i ndotur në rajonin e Maqedonisë veri-perëndimore!

Çka ndodhi sot?! Në Maqedoni ra shi Afrikan, paralajmëron administrata Hidrometerologjike e Maqedonisë. Ajo që pamë sot nuk është diçka e pazakontë, por thjesht vjen nga rrymat jugore të cilat sjellin bartin rërën e Afrikës. Ky shi Nuk sjell pasoja shëndetësore, por porositet që produktet bujqësore të lahen mirë para përdorimit.  

Disa rajone  të Maqedonisë sot kanë qenë kryesisht me rreshje mesatare të shiut. Në rajonet veriperëndimore të vendit, është vërejtur një dukuri e pazakontë! Rreshje të shiut të ndotur. Kjo dukuri është vërejtur lehtë nga kalimtarët në pjesët e pastërta të rrugëve.

Sigurisht edhe në oboret shtëpiake është vërejtur qartë papastërtia që është formuar në pjesët e shtruara me pllakëza betoni. Aq më shumë, është vërejtur në automjetet të cilat sado të larë të kenë qenë, sot në ambient të hapur kanë marë goxha pamje të fëlliqur! Larja e veturës sot në mëngjes nuk ka qenë edhe aq ide e mirë, madje më tepër përfitime për ato që meren me po këtë profesion.


Disponim | Shqip

No comments :

Post a Comment