Korporata japoneze “Sony” planifikon të vërë në përdorim në vend rrjetin e fibrave optike, i cili do të mundësojë një shpejtësi shkarkimi në Internet deri në 2 gigabit për sekondë.
Atë mund ta përdorin banorët e Tokios dhe prefekturave përreth. Pagesa mujore për ofruesin do të jetë rreth 50 $.
Banorët e Japonisë dhe Koresë së Jugut përfitojnë prej kohësh nga shërbimet wideband. Megjithatë, në vendet e tjera deri më tani nuk mund të përsëritet ky efekt. Përdorimi i një kanali të tillë wideband kushton tepër shtrenjtë. Prandaj propabiliteti, që shërbimi të përhapet jashtë kufijve të Japonisë, sot duket të jetë fare i vogël.
No comments :
Post a Comment