Edhe pse Facebook ka shumë mundësi të promovimit si, Ads, poashtu mundësitë reale online, offline si dhe kualiteti dhe puna origjinale dhe interesante; njerëzit sërish drejtohen në blerjen e "Likes" vetëm sepse mendojnë që: "Njerëzit pëlqejnë më shumë atë që e shohin të pëlqyer nga të tjerët". Si bëhet kjo blerje, përse dhe ku?! Lexoni këtë arikull, enkas për ju...
Përse edhe ndërmarjet e njohura ose VIP blejnë "Likes"?
Ne e kuptojmë që kur fillon me ndonjë biznes, fillimi është tejet i vështirë. Kur vendos diçka të re në Ueb Faqe askush nuk reagon!
Ndoshta duhet të impresionosh shefin dhe tu tregosh atyre që ndërton shpejtë një publik për ndërmarjen. Ndoshta mendon që askush nuk do të dëshirojë të pëlqejë një faqe që ka të themi 40 likes.
I dëshpëruar, artificialisht zmadhon numrin e "Likes" dhe "Fans". E kuptojmë përse e bën, edhe ti ndikohesh nga Facebook Likes, por le të bisedojmë...nyra të promovimit në Facebook, përmes Ads, Promovimit online, offline, kualiteti real dhe puna e palodhshme, përsëri ndodh dukuria e blerjes së "Likes" apo "Fans" për ta bërë produktin ose individin të pëlqyeshëm në sytë e publikut. Me shpresë që: "Njerëzit do pëlqejnë më shpejtë atë që e shohin të pëlqyer"...
Përse nuk duhet të bleni "Likes"?
Etika
Kur i blen ato, i thua nji shërbimi që ta mbush Ueb Faqen tënde me "Likes" nga profile të cilat janë fallco. Nuk do të dëgjosh asnjëherë për këtë njerëz, sepse në fakt ato nuk janë aspak njerëz.
Nuk e di për ty, por kjo më bën të ndihem thjesht... gabim. Reflektohet keq në ty dhe ndërmarjen tënde.
Statistikat
E di atë statistikën "Talking About This"? Ndodhet posht fotografisë në profil.
Nëse blenë 90% të "Likes" vë bast që "Talking About This" do të mbetet minimale! Dhe kjo tregon që një "fans" i joti, nuk interesohet edhe aq për ty!
Për më shumë, Facebook ka një EdgeRank, i cili i ndihmon Facebook-ut të vendos nëse përmbajtja jote vlen të ju tregohet njerëzve relevant. Kjo statistikë do ta shkatëroj EdgeRank dhe në fakt faqja nuk do të ju paraqitet njerëzve real, sepse ajo tashmë është e zënë me profilet fallco.
Vlera
Në mënyrë absolute nuk ka vlerë. Thjesht i hedh paratë. Për më shumë nëse zbulohet për ballafaqim me rregullat e Facebook, mund edhe të të mbyllin faqen si jolegjitime.
Shkroi: Jon Loomer
Lajme.shqiperia.com paraqet listen e Dhjetë shërbimeve për blerjen e Likes të cilat mund ti kërkoni me këto emra në Google:
1. Usocial Facebook Marketing - Duke filluar nga 197 kjo kompani dergon 1.000 fansa te rinj ne faqen e deshiruar. Per 899730 mund te dergohen 250.000 fansa ne vetem pak muaj.
2. SocialKik - Per 1000 klikime te shperndara vetem per 59 ndersa per 50.000 te tille vetem per 999 . Per 1000 klikime te shenjestruara 79 ndersa per 50000 te tille per 1.199.
3. FacebookFans - Vetem per 3997 blen 1000 tifoze te rinj ne te cilen ftohen vizitore real ne faqe. Ky program tarifor vlen vetem per SHBA-ne apo Britanine e Madhe.
4. SocialPromotionz - Duke filluar nga paketa e 500 fansave te shenjestruar per vetem 40 dhe mund te blihen deri ne 10.000 fansa per 740. Vizitoret do te jene te gjithe nga SHBA.
5. Fanbullet - Duke filluar nga 7995 kjo faqen ofron 1000 fansa postimesh ne Facebook Likes te drejtperdrejte brenda 2-4 javesh. Ndersa 5000 pelqime blihen per 32995 te cilat shperndahen brenda 4-6 javesh.
6. Fanpage unit - Per fansat jo te shenjestruar 500 fansa per 74 deri ne 25.000 fansa per 1.199. Per fansa te shenjestruar 1000 te tille per 174 dhe deri 25.000 per 1699.
7. Webtraffic2010 - Duke filluar nga 300 fansa per 1499 deri 10.000 te tille per 409.
8. MyFBfans - Duke filluar nga 29 per 2000 fansa te vertete ne nje jave. Ky sherbim ofron deri ne 50.000 fansa per 399 .
9. GetFansNow - Per 1000 fansa 97 dhe per 5.000 te tille per 247
10. GettyFans - 1.000 fansa per 117 dhe per 15.000 te tille per 557 .
Çka thonë mediat shqiptare rreth blerjes së "Likes" (i keni linqet më poshtë):
No comments :
Post a Comment