Pse blihen klikimet (VIEWS) në YouTube? Njerëzit pëlqejnë atë që të tjerët pëlqejnë.
Duke u nisur nga ky parim i marketingut të biznesit sot PO, blihen dhe shiten klikime në videot në internet.
Ka shumë "kompani" ose thjeshtë individ të caktuar të cilët shesin shikime me të madhe në internet. Këto kompani janë individuale ose grupore dhe i mbajnë person/a duke punuar përmes internetit.
Këto "ndërmarje" mund të funksionojnë në dy mënyra:
1. Me shfrytëzim të programit kompjuterik (algoritmeve koduese)
Dërgojnë klikime (Views) vetëm nga ana e një programi të caktuar duke mos mar pjesë ndonjë shikues i vërtetë. Programi regjistron klikime të cilat faktikisht janë fallco. Kjo është ana jolegale e punës, dhe nuk pajtohet me kontratën e YouTube e cila sapo ta zbulojë këtë keqpërdorim e bën numrin e shikimeve të "ngrirë" (frozen), dhe videoja nuk mer asnjë shikim edhe po ta shohin realisht njerëzit.
Pasiqë YouTube po përmirësohet vazhdimisht dhe shumë video janë zbuluar për abuzime, lind forma tjetër e biznesit të blerjes së shikimeve:
2. Me promovimin e videos në rrjete shoqërore (Social Media Promotion)
Këto kopmani shtojnë numrin e klikimeve duke proklamuar që nuk bëjnë asnjë veprim jolegal vetëm ju ndihmojnë të >>vëreheni<< mes numrit të madh të videove në internet. Duke përorur facebook, twitter , etj si rrjetin më të madh në botë të kontaktimeve, e shfrytëzojnë atë për qëllime biznesi.
Varësisht sa paguan këto klikime (shikime) do të shtohen brenda ditës dhe do të ndodh vërtet kjo.
Po sa i përdor këto mënyra estrada jonë?! Sa dëshirojnë ata të ndiqen "rrejshëm"!
Sa kanë vlerë këto numra të cilat nuk përfaqësojnë publikun e vërtetë?!
Mund ti shihni disa nga ato shërbime:
Jashtë vendit:
Por kemi edhe shërbime të tilla shqipëtare.
Disa nga artikujt rreth kësaj teme, nga estrada jonë i keni këtu:
Disa nga artikujt rreth kësaj teme, nga estrada jonë i keni këtu:
- Çka thotë Aurela Gaçe për blerjen e klikimeve? Klikoni këtu.
- Çka tha Rovena Stefa rreth blerjes së klikimeve? Klikoni këtu.
- Çka tha Ardit Gjebrea për blerjen e klimimeve, dhe futi sherr mes estradës! Klikoni këtu.
Disponim | Shqip
Ju mund të lexoni artikullin: Blerja e "Likes" dhe "Fans" në Facebook - E DEMASKUAR
Ju mund të lexoni artikullin: Blerja e "Likes" dhe "Fans" në Facebook - E DEMASKUAR
No comments :
Post a Comment