facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

12 October 2013

NASA: Fundi i botës, më 16 mars 2880

Me dhjetëra herë janë përfolur data të ndryshme për fundin e jetës në planetin tonë. I quajtur ndryshe “Armaggedon”, fundi i ekzistencës së jetës në Tokë parashikohet edhe nga të gjithë librat e shenjtë, në të cilët bazohen fetë tradicionale.

Vetëm në vitet e fundit, thashethemet se kur do të vinte fundi kanë bërë që të përfshihen nga paniku me miliona njerëz në të gjithë botën, në fillim me fundin e fiksuar më 2000 apo atë të 21 dhjetorit 2012, e këto janë vetëm disa prej pak datave të përfolura.

Megjithatë, shkencëtarët e NASA-s janë më të sigurt se kurrë më parë se apokalpsi mund të ndodhë pas gati nëntë shekujsh, më 16 mars të vitit 2880, transmeton TCH.

Në këtë përfundim arriti grupi i ekspertëve pas monitorimit të një asteroidi, trajektorja e të cilit ndiqet që prej vitit 1950.

Trupi qiellor në fjalë qarkullon prej nuk dihet se kur brenda galaktikës sonë në një trajektore rreth Diellit, por në datën e paralajmëruar trajektorja e tij me atë të Tokës përputhen tërësisht.

Nuk përjashtohet që përllogaritjet të kenë ndonjë gabim, por kjo mundësi është shumë e ulët dhe shanset që 16 marsi 2880 të jetë realisht dita e fundit e ekzistencës së planetit janë shumë më të besueshme se thashethemet që kanë qarkulluar mbi bestytëni të bazuara tek parashikues si Nostradamus apo kalendari i fiseve Maja.

Me gjerësinë e një kilometri dhe me një shpejtësi prej 50 mijë kilometrash në orë, nëse do të godasë Tokën, ky asteroid do të binte në Oqeanin Atlantik, duke shkaktuar katastrofë në mbarë planetin dhe zhdukjen e jetës. 

Për më shumë mund të ndiqni dhe videon prekëse që qarkullon:

No comments :

Post a Comment