John McGinnis ka shpenzuar më shumë se dy dekada për të mësuar inxhinierinë aeronautike dhe tani ai mendon se ka një përgjigje për dilemën e veturave që fluturojnë.
Pas leximit të një studimi të NASA-së, që sfidoi ekuacionin tradicional për tërheqjen aerodinamike, McGinnis besonte se ai më në fund e gjeti përgjigjen për krijimin e një automjeti fluturues që është i lirë, i sigurt, efikas, i qetë, dhe i cili lehtësisht mund të rehatojë një familje prej pesë anëtarëve.
Aeroplanin e tij veturë, McGinnis e ka quajtur Synergy. Inovacioni më i madh është se krahët e këtij aeroplani-veturë janë të projektuara në formë të kutisë për tërheqje minimale dhe efikasitet maksimal gjatë rrëshqitjes në ajër, transmeton BalkanWeb.
Krahët e aeroplanit-veturë shndërrohen në formë të kutisë gjatë ngritjes, dhe sapo automjeti fluturues të jetë në ajër, krahët shtrihen dhe zgjerohen automatikisht, ndërsa gjatë aterrimit, krahët e Synergy përsëri mblidhen dhe palosen në vendin e vet.
Synergy është i pajisur edhe më një kompjuter autopilot, i cili ndihmon drejtuesin e saj gjatë aterrimit, si dhe me një parashutë balistike, e cila hapet vetëm në rast emergjence.
No comments :
Post a Comment