facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 May 2013

Vajrat eterike për flokët e thatë


A janë flokët tuaja të dëmtuara, të thata dhe të padëgjueshme? Si edhe shumica e femrave, ka shumë probabilitet që të përdorni shamponë më intensiv, ndërsa stilizimi dhe përdorimi i rregullt i tharëseve për flokë pas një kohe mund të shkatërrojnë vajrat natyrale të flokëve.
Vajrat eterike mund të jenë shpëtimi që e kërkoni. Le të bëhen pjesë e kujdesit tuaj të flokëve që ato të bëhen përsëri të bukura. Po ashtu, vajrat eterike do t’u japin aromë të këndshme flokëve tuaj.

Njerëzit me shekuj përdorin vajrat eterike për qëllime mjekësore dhe kozmetike. Industria kozmetike ofron një varg produktesh të cilat përmbajnë vajrat esenciale dhe më së shpeshti janë më të shtrenjta se të tjerat.

Fatmirësisht, sot nuk keni nevojë të shpenzoni një pasuri të tërë të vogël për t’ia mundësuar vetes vajrat eterike. Shumë dyqane përmbajnë versione më të lira të vajrave eterike, ndërsa ne ju sjellin ato që do të ndihmojnë tek kujdesi i flokëve të thata:

•    Vaji i bademit qetëson dhe hidraton lëkurën.

•    Vaji i cedrit (kedrit) stimulon fijet dhe nxit rritjen e flokëve.

•    Vaji i kamomilit i jep shkëlqim dhe butësi flokut, ndërsa qetëson lëkurën.

•    Vaji i kokosit zbut flokët dhe rrit shkëlqimin e tyre.

•    Vaji i germaniumit forcon flokët.

•    Vaji jojoba lagështon dhe ushqen flokët, ndërsa stimulon skalpin.

•    Vaji i livandës ofron kujdes të thellë të fijeve, i jep shkëlqim dhe ndihmon te largimi i zbokthit.

•    Vaji i rozmarinës stimulon skalpin, nxit rritjen e flokëve dhe forcon rrënjën e fijeve.

•    Vaji i drurit sandal ndihmon te majat e thata dhe u jep aromë të shkëlqyeshme flokëve.


Si të përdorni vajrat eterike?

Ju duhen vetëm disa pika vaji eterik. Këto pika përzieni me shampon ose regjenerator, ndërsa ekspertët këshillojnë këto kombinime:

•    Kedri, sherbela dhe livanda.

•    Jojoba, sherbela dhe kedri.

Pasi që e aplikoni përzierjen e vajit, mbuloni kokën me peshqir ose me kësulën për dush. Vajin mund ta patroni pas 30 minutash ose në mëngjes. Mbani mend që vajrat duheni t’i shpërlani tërësisht që flokët të mos bëhen të yndyrshme.

Nëse keni prirje për alergji, kujdes të veçantë kushtoni përdorimit të vajrave. Alergjitë në vaj mund të shkaktojnë irritim të skalpit. Për të vërtetuar që nuk jeni alergjikë në vajra, testoni në një pjesë të vogël të lëkurës. Nëse brenda 24 orëve nuk shfaqet asnjë reagim, vajin mund ta përdorni lirisht.

No comments :

Post a Comment