Studentet e Universitetit te Arteve te Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi janë bërë bashkë në një ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, raporton abcnews.
Qëllimi i këtyre të rinjve është i qartë bashkëpunimi në fushën e artit dhe shkëmbimi i eksperiencave mes tyre.
Me nga një punë u prezantuan 24 studentë, dikush ne pikture, skulpture, aplikacione dhe stilizëm. Ajo çka bie në sy në këto punime është liria e krijimit dhe shumëllojshmëria e tyre.
Të rinjtë shprehen të kënaqur për bashkëpunimin dhe shpresojnë që ta cojnë më tej.
Kjo është ekspozita e dytë që mbledh të rinjtë e klubit ASK në Tiranë dhe së shpejti ata do të realizojnë ekspozita edhe në Kosove dhe Mal të Zi.
No comments :
Post a Comment