facebookgoogle plusrss feedmesazh

02 May 2013

Tufa mushkonjah mbi Sarajeve dhe Shkup


Në orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë, kryeqyteti i Bosnjës, Sarajeva, është “pushtuar” nga mushkonjat. Sipas informatave të agjencisë turke të lajmeve, Anadollia, re   mushkonjash janë vërejtur edhe në qytetet tjera të Bosnjës.
Sipas raporteve, invadim të mushkonjave ka pasur në lagjet Dobrinje dhe Gërbavica në Sarajevë.
Mediat lokale kanë njoftuar se numri i mushkonjave është aq i madh, sa që krijohet përshtypja se në Sarajevë është duke rënë borë.

Invadimi nga ana e mushkonjave supozohet se ka ndodhur për shkak të ngritjes së madhe të temperaturave në këtë periudhë të vitit.



 Tufa mushkonjash mbrëmë pati edhe në Shkup, veçanërisht në parqet dhe afër lumit të Vardarit. Më të numërta ishin në lagjet dhe në komunën Aerodrom dhe në rajonin qendror të qytetit.


No comments :

Post a Comment