Muzeu i parë i përhershëm i pop-grupit suedez “ABBA” në Stokholm u hap dje për vizitorët.
Midis eksponateve të muzeut renditen instrumentat dhe kostumet specifike të kuartetit legjendar, kulmi i popullaritetit të të cilit u arrit në periudhën fundi i viteve '70 - fillimi i viteve '80.
Ditën e hënë në mbrëmjen festive me rastin e hapjes së muzeut morën pjesë tre muzikantët e grupit “ABBA”: Bjorn Ulvaeus, Anni-Frid Lyngstad dhe Benny Andersson. Ndërkohë që anëtarja e katërt e grupit Agnetha Faltskog kohët e fundit ka nxjerrë në treg një album solo dhe aktualisht ndodhet në një turne në Britaninë e Madhe.
No comments :
Post a Comment