Tom Cruise ka nënshkruar për të përsëritur rolin e tij të agjentit sekret Tehan Hunt në vazhdimin e pestë të filmave “Mission: Impossible”.
Ikona e Hollywoodit do të luajë edhe në filmin e ardhshëm dhe po ashtu do të jetë producenti i tij, raporton Deadline.com.
Ai pritet të ribashkohet me krijuesin e filmave Christopher MCQuarrie, i cili ka bërë regjinë e Cruise në filmin e vitit të kaluar “Jack Reacher” dhe shkroi skenarin për filmin e tij “Valkyrie”.
Vazhdimi i katërt i serisë së filmave “Mission: Impossible - Ghost Protocol”, fitoi më shumë se 600 milionë dollarë nëpër kinematë botërore në vitin 2011, dhe Cruise zbuloi se aso kohe ëndërronte edhe për një vazhdim tjetër.Ju mund të lexoni edhe:
No comments :
Post a Comment