Sot gati gjithçka sillet rreth programimit, të dërgohet sateliti në gjithësi, prezantimet, ueb faqet, e madje edhe muzika.
"Hakitzu" është aplikacion i zhvilluar në studion "Kuatao" me qëllim për mësimin e programimit edhe për ata më të rinjtë në një mënyrë specifike. Loja është kompjuterike.
Qëllimi i lojës nuk është të klikohet në butona, por të shkruhen komanda në JavaScript me të cilat kryhen lëvizjet e robotit në lojë.
Natyrisht, që të mund të luhet, duhet të dini disa gjëra bazë, mirëpo fëmijët në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe argëtuese i mëson me bazat e programimit, që gjithsesi do të ketë ndikim në të ardhmen e tyre.
Vet loja është rezultat i zhvilluesve, dizajnerëve, animuesve dhe ajo më e rëndësishmja e mësuesve, ndërsa se si duket e gjithë kjo mund ta shihni në videon që PCWorld sjellë për ju.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment