facebookgoogle plusrss feedmesazh

08 May 2013

[VIDEO] Flisni me Viber - përmes kompjuterit tuaj (si të filloni)


viber ne PC
Përdoruesit e Mac dhe Windows prej tani do të mund ta përdorin Viberin, shërbim për thirje dhe sms falas, edhe nëpërmjet kompjuterit. Po, përsëri falas!
Procesi i regjistrimit dhe përdorimit është i njejtë si në celular. Së shpejti shërbimi do të jetë në dispozicion edhe për Linux. Viber ka mbi 200 milion përdorues në botë, me paraqitjen e tij në versionin kompjuterik mundëson edhe risi të tjera si HD fotografi dhe zë.
Viber-in mund ta merni këtu, nëse nuk jeni të rregjistuar e shkruani numrin e celularit, dhe do të pranoni një kod verifikimi përmes mesazhit në celular të cilin më pastaj e shënoni në Kompjuter për verifikim. 

Vërejtje: Nëse nuk e keni Viber-in të instaluar në celular do ju kërkojë që paraprakisht ta instaloni për ta shfrytëzuar në Kompjuter.


si te viber ne kompjuter


Nëse nuk keni mundësi, mund të përdorni përkohësisht ndonjë Smartphone të mikut/mikes dhe pastaj të vazhdoni me shfrytëzimin në Kompjuter... Gjithsesi Viber, aktivizohet me numrin e celularit dhe do të duhet të shënoni numrin tuaj për ti hedhur kontaktet nga lista e juaj e telefonit në PC.

Ndiqni videon për më tepër:

Disponim | Shqip

No comments :

Post a Comment