Google aktualisht është duke u hetuar nga rregullatorët evropian, dhe tani duket se këtyre institucioneve do t’i bashkëngjitet edhe Komisioni Evropian i cili mund të hapë një hetim ndaj Google, këtë herë mbi sistemin e tyre operativ Android, përkatësisht telefonat dhe tabletët të cilët bazohen në këtë platformë.
Sipas një raporti të kohëve të fundit, thuhet se Komisioni Evropian do të hetojë nëse Google ka përdorur mjete anti-konkurruese për ta rritur pjesën e saj të tregut për sistemin operativ Android.
Hetimi i fundit është me sa duket për shkak të pohimeve që vijn nga disa konkurrent të Google, që përfshijnë rivalët e Google, si Nokia dhe Microsoft, të cilët kanë pohuar se Google i ka licencuar prodhuesit e telefonave Android nën kosto të tregut, dhe duke bërë kërkesa se cilat aplikacione të Google do të jenë të instaluara në pajisje.
Rivalët akuzojnë Google se është duke përdorur platformën e saj mobile, Android “si një mënyrë mashtruese për të ndërtuar avantazhe për aplikacionet e saj, me të cilat sot ka marrë mbi 70 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil”.
Burimi: Infoshqip.al
No comments :
Post a Comment