Rrjeti social Facebook ka marrë 9 mijë-10 mijë kërkesa për të dhënat e përdoruesve nga entitetet e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjysmën e dytë të vitit 2012. Facebook tha se kërkesat, të cilat kishin të bënin me 18 mijë-19 mijë llogari përdoruesish, mbulonin çështje nga krimet lokale deri tek siguria kombëtare.
Ndërkohë Microsoft deklaroi se ka marrë 6 mijë deri në 7 mijë kërkesa për të dhëna nga 31 mijë deri 32 mijë llogari përdoruesish, transmeton News24.
Raporte të një ish tekniku kompjuterash tregojnë se mbikëqyrja elektronike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është shumë më e madhe nga çmund të mendohej.
Gjithashtu, javën e kaluar është raportuar se kompanitë e internetit, duke përfshirë këtu Facebook, Google, Yahoo dhe Microsoft i kanë dhënë Agjencisë së Sigurisë ndërkombëtare akses të drejtpërdrejtët tek serverat e tyre me anë të një programi për mbledhjen e të dhënave të quajtur “Prism”. Megjithatë Facebook është shprehur se i ka mbrojtur me fanatizëm të dhënat e përdoruesve të tyre, por nuk ka preferuar të tregojë detaje të mëtejshme.
No comments :
Post a Comment