facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 June 2013

Gjumë të mjaftueshëm për jetë të gjatë

Kohëzgjatja e gjumit është e lidhur drejtpërdrejtë me rrezikun e vdekjes së parakohshme, tregojnë disa studime shkencore.

Duke analizuar rreth 16 studime mbi gjumin, ku janë përfshirë më shumë se një milionë e gjysmë participantë, ekspertët britanez erdhën në përfundim se kohëzgjatja ideale e gjumit është ndërmjet 6 dhe 8 orë (brenda 24 orësh), që do të thotë gjumi më i shkurtë se gjashtë orë dhe më i gjatë se tetë orë është i rrezikshëm për shëndet.

Sipas revistës Sleep, personat që flenë më pak se gjashtë orë, kanë për 12% rrezik që të vdesin në moshë 25-vjeçare. Ndërkohë ata që flenë më shumë se nëntë orë kanë për 30% rrezik që të vdesin në moshë të re.

Kohëzgjatja e parregullt e gjumit lidhet edhe me paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme, si depresioni, diabeti, sëmundjet e zemrës etj.

No comments :

Post a Comment