facebookgoogle plusrss feedmesazh

18 June 2013

Një byrzylyk dixhital që transmeton njoftimet e telefonit në kyçin e dorës

E ashtuquajtura "teknologji që vishet" ka filluar të dominojë shpesh titujt e gazetave dhe revistave kohët e fundit, veçanërisht me prezantimin e Google Glass apo orave inteligjente nga Apple dhe Samsung.

Por, kompanitë e mëdha teknologjike nuk janë të vetmet që po punojnë për zhvillimin e produkteve të kësaj kategorie. Ekzistojnë një sërë kompanish të vogla të cilat po përpiqen të hyjnë në tregun e pajisjeve që vishen.

Një prej tyre është Embrace+, e cila i njofton përdoruesit përmes sinjaleve vizuale dhe taktike sa herë që në smartfon vijnë njoftime të reja. Të gjitha këto ndodhin teksa smartfoni juaj qëndron në xhep apo në çantë.



“Përmes disa parametrave të thjeshtë që gjenden në smartfonët tuaj, Embrace+ do t’ju tregojë ato gjëra që doni të dini në momentin kur dëshironi t’i dini,” shkruan kompania në faqen e saj në Kickstarter. “Gjërat që shfaq, mënyrën e shfaqjes dhe shpeshtësinë e informacioneve e përcaktoni vetëm ju.”

Njoftimet mund të vendosen për telefonatat hyrëse, për nivelin e baterisë, për mesazhet tekst, si dhe për e-mailet apo përditësime nga rrjetet sociale (Twitter, Instagram, Facebook, Tumblr, LinkedIn).

Projekti është në fazën fillestare të mbledhjes së fondeve në Kickstarter, fazë e cila përfundoi në 9 qershor. Kompania arriti të mblidhte 265 000 $, pothuajse tre herë më tepër sesa financimi fillestar prej 80 000 $ që kishte kërkuar. 

Burimi: PCWorld Albanian

No comments :

Post a Comment