facebookgoogle plusrss feedmesazh

16 June 2013

Hapet autostrada Tiranë-Elbasan

Inaugurohet përfundimi i punimeve të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve por edhe rretheve si Librazhdi, Korça, Pogradeci, Kolonja etj. Po sot u hap edhe tuneli i Krrabës 2,5 km, një nga segmentet e kësaj autostrade, i cili u përshkua fillimisht nga kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Basha.

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton së paku 40 minuta kohë.

Kryeministri Berisha e ka komentuar nga faqja e tij në Facebook inaugurimin e autostradës, duke u shprehur se, “Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim”, ka thënë aitransmeton BW. 

Autostrada Tiranë- Elbasan ka filluar në muajin maj të vitit 2011 me punimet në tunelin e Krrabës. 

Autostrada Tiranë - Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime. 

Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km) 

Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km ) 

Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatësia 11.5 km) 

Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera të segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Ndërtimi i tunelit përfundoi për 13 muaj. Ky tunel është me dy tuba në zemër të malit me gjatësi mesatare rreth 2.5 km secili.

No comments :

Post a Comment