Shkencëtarët australianë kanë zbuluar se si bletët janë në gjendje të bëjnë “ulje të sigurta”, me saktësi maksimale dhe butësi në çdo lloj terreni, dishezë, vertikal apo edhe në një lule të paqëndrueshme.
Në fakt, bletët janë në gjendje të perceptojnë afrimin e objektivit dhe të kontrollojnë shpejtësinë e fluturimit në kohë për një ulje të përsosur, pa qenë nevoja të dinë se me çfarë shpejtësie fluturojnë apo distancën nga destinacioni.
Studimi në fjalë do të ndihmojë në ndërtimin e avionëve robotë që kërkojnë vetëm një videokamerë për t’u ulur me siguri në çfarëdo sipërfaqe.
“Përgatitja për një ulje të sigurt është një nga sfidat më të vështira për kafshët fluturuese, sikurse për mjetet ajrore”, shkruan profesori Mandyam Srinivasan nga Instituti i kërkimeve të Universitetit të Queensland, në revistën “Proceedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave, transmeton TCH.
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment