facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 June 2013

Konsumimi i peshkut në fëmijëri lufton alergjitë

Fëmijët që konsumojnë peshk që në vitet e para të jetës kanë një probabilitet që të preken shumë më pak nga alergjitë gjatë jetës së tyre, tregoi një studim. 

Një grup shkencëtarësh suedezë kryen një studim 12-vjeçar, duke marrë parasysh dietën e disa mijëra fëmijësh në moshën nga 1-5 vjeç.
Në përfundim të studimit, ata zbuluan se ata që ishin rritur duke konsumuar shumë peshk, kishin një tolerancë më të lartë të trupit ndaj alergjisë.

Ekzema, një iritim lëkure që është njëkohësisht një prej formave më të përhapura të alergjisë, bie me 26% mundësi prekje, tek ata që janë rritur në këtë mënyrë.

Një tjetër faktor rreziku që zvogëlohet nga kjo dietë është elementi që shkakton astmën apo alergji të disa llojeve, si alergjia që shkakton bari ose poleni i luleve.

Ndërkohë, rreziku për t’u prekur nga disa alergji reduktohet deri me 80%.

Megjithatë, studimi i përqendruar në 3 285 fëmijë, i Institutit Karolinska të Stokholmit, nuk arriti të identifikonte se cili është ai element konkret, që ndodhet tek peshku, në gjendje për të rritur në mënyrë të tillë të ndjeshme imunitetin e trupit ndaj alergjive.

Sipas studimit, mjafton që fëmijët e moshës 1-5 vjeç të konsumojnë një herë në dy javë peshk, për të përfituar këto rezultate të shkëlqyera.

No comments :

Post a Comment