facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 June 2013

Virusi më i sofistikuar - Android

Roman Unuchek, një punonjës i Kaspersky Lab ka thënë se ekipi i tij ishte në gjendje për të identifikuar virusin më të sofistikuar Trojan, i cili ishte destinuar për sistemin operativ mobil të Google, Android.
I njohur si Backdoor.AndroidOS.Obad., virusi trojan mund të dërgojë SMS porosi drejt numrave premium, për të shkarkuar programe tjera të infektuara duke i instaluar ato në telefonin e përdoruesit, ndërsa duke përdorur lidhjen e Bluetooth virusi mund të transferojë “infeksionin” në telefona tjerë.

Përveç të qenit i dëmshëm, virusi është jashtëzakonisht i vështirë për tu gjetur nga përdoruesi.
Unuchek thotë se ky virus përdor zbrazëtirat e sistemit të sigurisë që i lejon atij të marrë të drejtat e administratorit në telefonin tuaj dhe nuk lejon programe tjera anti-virus ta heqin atë.

No comments :

Post a Comment