facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 June 2013

Miss Zvicra - Shqipëtarja mer vendin e 6-shtë

Në një spektakël që ka zgjatur rreth katër orë, e mbajtur në Hallenstadion të Cyrihut, kurorën e Mis Zvicrës e ka fituar Dominique Rinderknecht nga Cyrihu.

Dy shqiptaret që mbërritën në finalen prej 12 kandidateve, Heidi Lushtaku dhe Dorina Podrimja, mjerisht nuk arritën në rrethin e ngushtë.
Heidi u diskualifikua me rrethin e parë ndërsa Dorina hyri edhe në mesin e gjashtë më të bukurave por pastaj ra nga kombinimi pasi që në “duel” me kandidaten Janine, asaj nuk i mjaftuan votat për të shkuar më tutje, transmeton albinfo.

Sipas propozicioneve të prezantuara, votat e ardhura përmes telefonatave dhe mesazheve kanë bërë gjysmën dhe ato të jurisë, gjysmën tjetër.

Dy finalistet shqiptare kanë lënë përshtypje të mira si në mbrëmjen finale ashtu dhe në rrjedhën e konkursit.

No comments :

Post a Comment