facebookgoogle plusrss feedmesazh

09 June 2013

Tiranë - Sonte festivali i fëmijëve "Tingulli im"


“Tingulli im”, është festivali i vetëm për fëmijë që mbahet për herë të dytë. Ky festival ka për qëllim që t’i shpërblejë videot e fëmijëve që kanë pasur një vit të suksesshëm në muzikë, synon të jetë festival me traditë.
Kosovarët deri në mbrëmje kanë mundësi të votojnë për superyllin Roderika Ukelli, e cila është në garë me dy klipet e saj “Diferenca” (klipi 2), dhe “Thi is me” (klipi 19) në festivalin “Tingulli im”, që mbahet sonte në Tiranë.
Ju mund të votoni me anë të sms në numrin e telefonit 55666, duke vepruar kështu emri i klipit hapësirë emri i klipit dhe e dërgoni. Përndryshe ky festival është shumë i rëndësishëm për fëmijë, sepse u jep një kurajo që në të ardhmen të jenë yje të muzikës shqiptare. Mimi Memiaj, producente artistike e festivalit “Tingulli im”, për portalin e gazetës “Kosova Sot”, tha se ky edicon realizohet në bashkëpunim me Digitalb. Është menduar si një garë mes më të mirëve nga të gjithë fëmijët mbarëshqiptarë të moshave nga 5 deri 15 vjeç”, tha ajo. Mimi tutje shtoi se ky festival ka për qëllim që këngën më të mirë ta çon në finale.

“Pas fazave seleksionuese nga produksioni, nga një juri profesionale në të gjitha kompetentet që përmban videoklipi, si regjia, skenari, muzika, vokali, kostumografia, aktrimi merren parasysh në këtë fazë seleksionuese. Pastaj është faza më e rëndësishme, ajo e televoitimit, ku publiku me dëshirën e vet e zgjedh dhe e çon atë në finalen e madhe që është mbajtur të dielën në mbrëmje.

Është një kompeticion që si kriter të saj ka këngën të shoqëruar me një videofilm dhe të kënduar në gjuhën shqipe, sepse duke qenë me një shtrirje gjeografike brenda dhe jashtë Shqipërisë, ftuar konkurse nga shumë shtete të ndryshme, ku ka komunitet shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe diaspora. Qëllimi i një gjuhe të vetme që na bashkon është mesazhi më i bukur që fëmijët do ti përcjellin njëri-tjetrit”, tha producentja. Ajo tha se në ndarjen e çmimeve do të ketë shumë njerëz që merren me art. “Në dhënien që fëmijët do ti përcjellin njëri-tjetrit. Në dhënien e çmimeve nuk do të vijnë vetëm artistë të skenës për të dorëzuar kupën fituese, por në skenë do të ngjiten njerëz të tjerë të artit, modës, producent televiziv të “Mediasetit”, italian, prestigjiator të huaj për të krijuar emocione dhe supriza. Në një premierë gala do të ndahen edhe çmime për videoklipet më të realizuara profesionalisht, me çmime për videoklipet më të realizuara profesionalisht, me çmime të ndryshme të cilat stimulojnë fëmijët, do ti shtyjnë ata drejt hobit artistik të muzikës apo aktrimit, kërcimit, në krijimin e këngëve të reja”, u shpreh Mimi Memiaj, duke shtuar se këngët e ndryshme janë vendosur në disa kategori.

“Në gjetjen e talenteve të cilat nuk është e thënë vetëm të këndojnë mirë, por të aktrojnë, kërcejnë dhe performojnë mirë, dinë të hyjnë në disa zhanre të muzikës, grupmoshat e fëmijëve, artistë për herë të parë në skenë që kanë kurajon të përballen me artistë të njohur të medias, kostumografia popullore, veshja e duhur që i përket një fabule, një fabulë e interpretuar bukur. Të gjitha këto komponente do të përbëjnë disa kategori, ku fëmijët do të marrin një titull apo një çmim për atë që i ka dhënë në vidoekliopin e tij”, nënvizoi ajo. /kosovasot/

Çmimet që do të jepen në “Tingulli im”
1. Videoklipi më i mirë i vitit 2013
2. Çmimi i dytë i publikut, interpretimi profesional më i mirë
3. Çmimi i tretë “Tingulli im” (muzika dhe zëri më i mirë)
4. Produksioni më i mirë
5. Çmimi i internetit
6. Çmimi “Talenti i vogël”
7. Regjia më e mirë
8. Best dance
9. Performanca më e mirë
10. Çmimi i publikut
11. Çmimi 'New artist’
12. Aktrimi më i mirë
13. Çmimi folk muzikë
14. Balada më e mirë

No comments :

Post a Comment