I përkthyer në 20 gjuhë dhe me mbi 2.5 milionë kopje të shitura në të gjithë botën, objekti i tij është udhëtimi i Coelhos, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente, në kërkim të vetvetes.
Romani fillon me Paulon, duke folur për pakënaqësitë e jetës: Të rinj që mbarojnë universitetin dhe nuk gjejnë punë, të moshuar që dalin në pension pa asnjë grosh në xhep, të rriturit që nuk kanë kohë për të ëndërruar; që nga teta e mëngjesit deri në pesë të pasdites luftojnë për të mbajtur familjen, për të paguar shkollën e fëmijëve, duke u përballur me atë që të gjithë e njohim me emrin “realitet i vështirë”.
Alefi nuk mund të shpjegohet. Megjithatë, në Traditën magjike shfaqet në dy forma. E para, është ajo e një pike në Univers që përfshin gjithë të tjerat, të tashmet dhe të kaluarat, të mëdhatë dhe të voglat. Në përgjithësi e zbulojmë rastësisht, siç ndodhi në tren. Që të ndodhë kjo, njeriu (ose njerëzit) duhet të jetë në pikën fizike ku gjendet. Këtë e quajmë Alef i vogël.
Po tjetër, si mund të jetë Alefi? Kur dy njerëz mund të jetojnë gjithë jetën së bashku, të punojnë së bashku, ose edhe mund të takohen vetëm një herë dhe të ndahen përgjithmonë, sepse nuk e përshkuan pikën fizike që e bën të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar atë çka i bashkoi në këtë botë. Domethënë, largohen pa e kuptuar, tamam si ajo çka i afroi. Por, në qoftë se Zoti e dëshiron një gjë të tillë, ata që e kanë njohur një herë dashurinë do të takohen përsëri.
Paulo, gjithashtu flet në gjatësi rreth dashurisë dhe faljes, të kaluarës dhe të ardhmes, që sipas tij ekzistojnë vetëm në kujtesën tonë. Por momenti i tanishëm është përtej kohës: është përjetësia. Por ,koncepti është shpjeguar keq: nuk janë veprimet e tua në jetën e mëparshme ato që do të ndikojnë të tashmen. Janë veprimet e së tashmes ato që do të çlirojnë të kaluarën dhe, logjikisht, do të ndryshojnë të ardhmen.
Burimi: TemaOnline
No comments :
Post a Comment