Ashtu sikurse vera, që me kalimin e kohës bëhet më e mirë e më e kushtueshme, duket se edhe aktoret mbi 40 vjeçare të Hollywoddit bëhen më të shtrenjta.
Sipas ‘Hollywood Reporter’, aktoret që kanë kaluar katër dekadat e para të jetës janë më të paguarat. Një kundër tendencë me politikën e përgjithshme rinore gjatë vitit 2012 në zemrën e industrisë kinematografike botërore.
Në krye të listës është 63-vjeçarja Meryl Streep, me një pagesë rreth gjashtë milionë dollarë për një film.
E kemi parë të interpretojë "Zonjën e hekurt" dhe me sa duket e tillë rezulton edhe vetë ajo. E aftë, e dashur dhe e respektuar për publikun e me fitime marramendëse, duke u rezistuar kohërave dhe bukurosheve të reja të ekranit të madh.
Në vend të dytë, me nivel fitimesh të barabarta, dy protagonistet e "The Help", 47-vjeçarja Viola Davis, dhe 43-vjeçarja Octavia Spencer.
Më pas Robin Wright, 47 vjeçe, për publikun shqiptar e njohur fillimisht si Kelly tek seriali Santa Barbara. Sandra Bullock, 48 vjet në shpinë dhe ende seksi e sigurisht edhe super e paguar, transmeton TCH.
Pason Melissa McCarthy, 42, aktorja e ‘Identity Theft’, e cila u bë e famshme pas të dyzetave, Halle Berry (46), Gwyneth Paltrow (40), Naomi Watts (44) dhe Julia Roberts (45).
No comments :
Post a Comment