Këtyre ditëve përdoruesit e Facebook duhet të jenë të kujdesshëm, sepse një virus i ri është përhapur, dhe i njëjti ka për synim ta infektojë kompjuterin tuaj.
Në fakt, në qoftë se ju jeni një përdorues i facebook, dhe në e-mailin tuaj vjen një porosi, përmbajtja e të cilës thotë:
“Hey (emri juaj), your Facebook account has been closed”
ose
“Hi (emri juaj), your Facebook account is blocked”, keni kujdes, sepse ky është një mesazh i rrejshëm i cili ka për qëllim të ju dëmtojë.
Bëni kujdes, dhe mos e hapni emailin, sepse ky “njoftim” është një përpjekje për infektimin e kompjuterit tuaj me një virus.
Nëse tashmë e keni hapur këtë email, porosia e radhës që do ta merrni përmes një programi, do të jetë “Our Facebook connection is now secured! Thank you for your support”, mirëpo atëherë do të jetë shumë vonë, pasi kompjuteri juaj do të jetë i infektuar nga virusi, dhe do të duhet të bëhet format për ta larguar, ose të përdoren teknokat a ndonjë anti-malware ose ani-virusi. Shpresojmë që mos ju ndodh :)
No comments :
Post a Comment