Samsung është duke lansuar tablet të ri, në dimensione të ndryshme të ekranit, dhe në platforma të ndryshme mobile. Kësaj radhe, Samsung pritet të debutojë me dy tablet të rinj të cilët nuk do të brendohen sipas markës së saj.
Më saktë, bëhet fjalë për tabletët ATIV Q dhe ATIV Tab 3 të cilët do të baozhen në sistemin operativ të Microsoft, Windows 8, dhe të njëjtit do të ofrojnë mundësi të ndryshme, dhe dallime të vërejtshme nga tabletët e tjerë të Samsung.
ATIV Q është model më ndryshe, pasi që i njëjti vjen me Android 4.2 Jelly Bean të para-instaluar, duke u dhënë kështu mundësi përdoruesve të përdorin aplikacionet të cilat ende nuk janë në dispozicion për Windows 8.
Samsung gjithashtu ka thënë se përdoruesit e ATIV Q do të kenë mundësi të transferojnë dokumentet dhe folderët e tyre nga Windows 8 në Android, duke kombinuar kështu përvojën e kompjuterit personal, me atë të tabletit.
Tableti i ri i Samsung vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 13.3 inç, rezolucion prej 3200 x 1800 pikselëve, procesorin Intel Core i5, 4GB RAM, 128GB memorie, dhe deri në 9 orë jetë të baterisë.
No comments :
Post a Comment