“Volkswagen” ka festuar këtë fundjavë një moment historik, linjat e prodhimit të fabrikës në Wolfsburg kanë prodhuar 30 milionë ekzemplarë të modelit “Golf”. Të gjithë shtatë brezat e Volkswagen Golf këtë numër të konsiderueshëm të prodhuesit gjerman e kanë arritur pas 39 vjetëve.Ekzemplari jubilar është versioni “TDI BlueMotion”, i cili gjithashtu është Golfi më ekonomik në historinë e këtij modeli, i cili harxhon mesatarisht 3.2 litra në 100 km.
Sipas fjalëve të kryetarit të Volkswagen, Martin Winterkorn, historia e Golfit është një histori e përparimit në industrinë e automobilave.
“Duke filluar nga brezi i parë, i cili debutoi në vitin 1974, nëpërmjet shfaqjes së TDI të gjeneratës së tretë, me sistemin ESC (Kontrolli Elektronik i Stabilitetit) e deri në kohët e fundit të gjeneratës së shtatë, me sistemim “Automatic Post-Collision Braking”, që ndalon pas goditjes lëvizjen e pakontrolluar të automjetit, transmeton Albinfo.
Volkswagen ka llogaritur se që nga fillimi i prodhimit të Golfit , kompania ka shitur çdo ditë mesatarisht më shumë se nga 2 000 automjete të tilla.
Vetura “Golf 7” është zgjedhur vetura më e mirë në botë për vitin 2013.
No comments :
Post a Comment