facebookgoogle plusrss feedmesazh

23 June 2013

Sot 23 Qershor - "SuperHëna"

Në 23 qershor, njerëzit në mbarë botën do të arrijnë të shohin një hënë të plotë më të madhe sesa zakonisht. Kjo hënë e plotë nuk është vetëm më e madhja që shfaqet, por edhe përballja më e afërt e Hënës me Tokën për të gjithë vitin 2013. 


Hëna do të jetë më afër se kurrë me Tokën dhe falë kombinimit mes hënës së plotë dhe distancës më të afërt me tokën në orbitën e saj eliptike rreth planetit tonë do të jemi dëshmitarë të asaj që njihet si super hëna. 

Hëna nuk do të jetë aq afër Tokës deri në gusht të vitit 2014. Dy vjet më parë, kur Hëna e plotë më e afërt dhe më e madhe ndodhi më 19 mars 2011, termi që u përdor ishte superhëna. Hëna e plotë do të shfaqet edhe më afër Tokës më 28 shtator 2015.

No comments :

Post a Comment