facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

01 February 2014

Multivitaminat shkak i aborteve

Një e treta e femrave që dëshirojnë të mbesin shtatzënë kanë më shumë gjasa për të humbur fëmijën nëse marrin shtesa gjashtë javë para konceptimit.
Studimi më i ri ka treguar se femrat që dëshirojnë të mbesin shtatzënë, duke përdorur tableta mund të shtojnë rrezikun e abortit.

Një studim i bërë në 35.000 nëna në pritje për lindje, u zbulua se 32 për qind ishin gjasat që ato të humbnin fëmijët e tyre, nëse tabletat janë marrë rregullisht gjatë gjashtë javëve të para të konceptimit.

Miliona gra mbështeten në pilula për të rritur rezervat e trupit të tyre të pasura me vitamina dhe minerale dhe kështu për të rritur shanset e tyre për të pasur një shtatzëni të suksesshme.
“Gratë janë të këshilluara që të marrin multivitamina kur kanë në plan të krijojnë, duke besuar se kjo nuk do të shkaktojë efekte anësore”, thonë hulumtuesit në “International Journal of Epidemiology”.

Ata thanë se ky zbulim shkakton shqetësim, por nuk ishin në gjendje të shpjegojnë se pse multivitamina e rrit rrezikun.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment