Shpesh na ndodh te kemi veshtiresi per te kuptuar se cila ngjyre na shkon me shume duke pasur parasysh karakteristikat e lekures, fytyres apo flokeve.
Ja disa keshilla te vlefshme nga Living per ju:
Je tip mesdhetar me lekure te erret? E gjelbra smerald eshte ngjyra e duhur per ty. Do te biesh menjehere ne sy dhe do te shperndash energji pozitive dhe vitalitet.
Nese ke lekure te bardhe dhe floket bionde, ngjyra e zeza eshte zgjedhja perfekte. Eshte ngjyra e persosur per te nxjerre ne pah fytyren. Nese syte i ke te kalter atehere zgjidh nje grim natyral. Por nese je bionde me sy te erret, atehere lyeji shume.
Je floke kuqe me lekure te bardhe? Ngjyrat qe te shkojne me shume jane e gjelbra, e kalter e erret, ngjyra kafe dhe e bardha. Kujdes, ngjyra e kuqe ose portokalli, nuk bejne per ty.
Keni floke geshtenje dhe sy te gjelber? Lekure jo shume e bardhe? Roza antike do te ishte nje zgjedhje shume e mire. Ngjyrat romantike ju bejne me femerore.
Ju keni tipare mesdhetare me floke te erret e sy kafe? Provo te kuqen rubin. Zgjidh nje grim stil i viteve ’50-te dhe do te jesh e mrekullueshme.
Floke te zinj dhe lekure te bardhe? Atehere zgjidh ngjyra te forta, si dhe nuanca te ndermjetme, po kaq te forte bej dhe grimin. Do te dukesh nje yll.
Burimi: Keshilla.net
super :-)
ReplyDelete