Një gjuhe e re u zbulua në një fshat të vogël australian. Kjo gjuhë, e quajtur “Light Warlpiri” (Uarlpiri e lehtë), përdoret në Lajamanu, një komunitet i vogël në krah të shkretëtirës Tanami. Fshati i izoluar ka një popullsi prej rreth 700 banorësh dhe pjesa më e madhe e tyre janë pasardhës të aborigjenëve të zhvendosur me forcë nga autoritetet australiane.
Të gjithë banorët flasin gjuhën tradicionale të ashpër “Warlpiri” dhe disa flasin kreol, një gjuhë me bazë anglishten e zhvilluar në fund të shekullit XIX, sipas australianes “Daily Telegraph”.
Vetëm 350 banorë të rinj flasin “Light Ëarlpir” dhe asnjë prej tyre nuk i kalon 35 vjeç. Zbulimi u dokumentua nga profesoresha e linguistikës, Karmel O’Sheinësi. Ajo kishte nisur të punonte në një shkollë australiane, ku fëmijëve u mësohej “Warlpiri” tradicional.
Ajo vuri re se disa fëmijë bënin miksim të disa gjuhëve në biseda dhe vendosi të zbulojë pse, deri kur dokumentoi gjuhën e re e cila ka lulëzuar në vitet 1970-1980. Në gjuhën e re, foljet e fjalive rrjedhin nga anglishtja, ndërsa emrat rrjedhin nga “Warlpiri” e vjetër.
Burimi: Panorama
No comments :
Post a Comment