Kompania e prodhimit të celularëve “Nokia”, e cila prej shumë vitesh është në vështirësi pasi nuk konkurroi dot me teknologjinë e re me ekran me prekje, publikoi një produkt të ri që do të ketë edhe një aparat fotografik me madhësi 41 megapiksel, duke shpresuar se teknologjia e saj e avancuar optike do ta ndihmojë të përmirësojë situatën e vet.
Analistët gjithsesi u shprehën skeptikë përballë pyetjes nëse aparati i ri i smartfonit Lumia të modelit të ri do të jetë i mjaftueshëm për të konkurruar “Samsung” dhe “Apple”.
Shumë thanë se “Nokia” ka nevojë të shpenzojë më shumë për marketing për t’u rikthyer në treg, një punë e vështirë kjo për shkak se kompanisë i janë pakësuar ndjeshëm rezervat në para. Një ekspert tha se produkti i ri do të jetë i fuqishëm dhe do të bëjë një diferencë me konkurrentët, por ndoshta kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Nokia ka qenë udhëheqësi botëror i telefonave celularë, por tashmë ka kaluar në stadin e një kompanie modeste.
Burimi: Gazta Shqip
No comments :
Post a Comment