facebookgoogle plusrss feedmesazh

01 July 2013

Rëra, një aleat i bukurisë së lëkurës

Rëra e plazhit nuk është vetëm “dyshemeja” e butë e ditëve të nxehta të verës. Ajo është një “minierë” efektesh pozitive për të gjithë trupin, në mënyrë të veçantë për lëkurën.

Grimcat e saj janë përbërësit idealë për një peeling falas dhe të shëndetshëm, pasi kryen të njëjtën mënyrë procesin eksfoliues të lëkurës.
Një grusht rënë e lagur me ujë deti, nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin (me përjashtim të lëkurës delikate të fytyrës) garanton një efekt eksfoliues, që favorizon rinovimin e qelizave, duke larguar ato të vdekurat dhe duke i dhënë dritë lëkurës.

Gjithashtu, rëra lufton dhimbjet muskulore, problemet e kyçeve dhe dhimbjet reumatizmale. Kush vuan nga probleme të tilla duhet të mbulojë trupin me rërë dhe të lejojë që i nxehti i rrezeve të diellit të bëjë pjesën tjetër të punës.

No comments :

Post a Comment