Bizneset e vogla dhe të mesme (SME-të) që përdorin rrjetet sociale kanë 56% më tepër mundësi për të rritur të ardhurat, sipas një raporti që është realizuar së fundmi në disa organizata.
Rreth 28% e SME-ve që përdornin mediat sociale për të promovuar produktet e tyre raportojnë rritje të të ardhurave, sipas të dhënave të raportit MYOB Business Monitor nga firma kërkimore MYOB.
Po ashtu, një kërkim i realizuar nga Deloitte Access Economies, ka zbuluar se bizneset e vogla që përdorin teknologjitë dixhitale si mediat sociale dhe marketingun online shohin rritje të të ardhurave mesatare.
Në kërkim rezultoi se 20% e SME-ve përdorin mediat sociale për të bërë biznes. Përdoruesit më aktivë ishin ata të Gjeneratës Y (njerëzit që kanë lindur pas viteve ’80-të) me 22%, të ndjekur nga Gjenerata X (vitet ’60-të – 80-të) me 22%, Baby Boomers (vitet ’40-të – ’60-të) me 18% dhe 65-plus (9%).
Edhe roli i menaxherëve të rrjeteve sociale ka filluar të rritet, teksa bizneset po e kuptojnë se të administrosh rrjetet sociale po shndërrohet në një pozicion që ka nevojë për profesionistë të fushës. Ata janë përgjegjës gjithashtu për krijimin e lidhjeve me konsumatorët, furnizuesit, partnerët etj. Kjo bën që edhe përfitimet financiare të jenë mjaft të mira.
Rreth 10% e bizneseve të vogla dhe të mesme përdorin Skype ose VoIP për të bërë telefonata biznesi, 9% përdornin blogjet për të transmetuar lajme dhe 16% përdorin Facebook-un YouTube ose Google+ për t’u lidhur me konsumatorët. Në raport rezultoi se 32% e bizneseve kishin uebfaqe dhe 21% e tyre kishin staf që telekomunikon me njëri-tjetrin.
Në raport janë studiuar 1005 biznese të vogla dhe të mesme gjatë janar –s hkurtit 2013.
Burimi: PCWorld Albanian
No comments :
Post a Comment