Facebook gjithnjë e më shumë është duke u thelluar në të gjitha llojet e skandaleve të spiunazhit.
Pas përpjekjeve të shumta për tu pastruar nga informacioni të cilin rrjeti social ia ka dorëzuar FBI-së, dhe pas "gabimeve teknike" nga të cilat kanë rrjedhur numrat e telefonit dhe emailat e gjashtë milionë përdoruesve, Symantec zbuloi edhe një skandal tjetër të fundit që lidhet me Facebook.
Në fakt, aplikacioni mobil i Facebook për telefonat e mençur Android thuhet se ka një lëshim gjigant të sigurisë, sepse i njëjti aplikacion në mënyrë automatike ia jep Facebook-ut numrin e telefonit në të cilin është instaluar.
Dhe këtë, aplikacioni e bën ende pa u regjistruar në të me emrin e përdoruesit apo fjalëkalimin.
Pasi Symantec i ka publikuar të dhënat dhe analizën e saj të thelluar mbi vrimat e sigurisë të vërejtura në secilin versionit të aplikacionit për Android, rrjeti social kërkoi ndjesë dhe premtoi se do ti fshijë të dhënat e përdoruesve të saj.
Burimi: Almakos
No comments :
Post a Comment