Konsumimi shumë i madh i sheqerit shton sasinë e insulinës në gjak, e cila duke prekur enët, përshpejton procesin e plakjes. Nëse bëni një provë dhe qëndroni pa konsumuar sheqer për një javë do e shihni që lëkura juaj do jetë më e shndritshme dhe më e pastër.
Ushqimet për të shmangur plakjen, njerëzit harxhojnë shuma të mëdha parash në palestra, kremra që premtojnë mrekulli apo edhe ndërhyrje estetike. Por para se të nisim luftën kundër shenjave të para të moshës, është më mirë ta parandalojmë plakjen, duke ditur se cilat janë ushqimet që shtojnë rrudhat.
Kripa
Konsumimi i tepruar i kripës rrit presionin arterial. Kjo ndikon tek kolagjeni, i cili dobëson lëkurën dhe mund të krijohen rrudhat në zonat më të ndjeshme.
Sheqeri
Konsumimi shumë i madh i sheqerit shton sasinë e insulinës në gjak, e cila duke prekur enët, përshpejton procesin e plakjes. Nëse bëni një provë dhe qëndroni pa konsumuar sheqer për një javë do e shihni që lëkura juaj do jetë më e shndritshme dhe më e pastër.
Kafeja
Kafeja than lëkurën. Për pasojë, rrudhat tek pjesa e syve bëhen më të dukshme. Një zëvendësues i shëndetshëm do të ishte çaji jeshil, i cili është i pasur me antioksidues dhe hidraton lëkurën.
Mishi i kuq
Niveli i lartë i carnintines që ndodhet tek proteinat shtazore mund të forcojë enët e gjakut, të cilat krijojnë para kohe rrudhat. Konsumimi i mishit të kuq rekomandohet nga dietologët maksimumi 2 herë në javë. Proteinat e tjera mund të merren nga peshku, produktet e qumështit apo frutat e detit.
Alkooli dhe glucidet
Si alkooli, ashtu edhe produktet pikante e thajnë më shpejt lëkurën. Produktet që kanë një indeks glicemik të lartë siç është buka apo brumi shkaktojnë reaksione inflamatore të cilat shkatërrojnë kolagjenin dhe elastinën. Për pasojë, lëkura humbet tonifikimin, duke u lëshuar.
Ndërrimi i stinëve, rregullat për t’u ushqyer mirë
Gjatë ndërrimit të stinëve kemi më shumë nevojë për vitamina, minerale dhe përbërës të rëndësishëm siç janë antioksiduesit. Në këtë periudhë mineralet dhe vitaminat duhet t’i marrim nga zarzavatet dhe frutat natyrale.
Probiotikë për sistemin imun
Produktet probiotike luajnë një rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imun. Këto mund t’i gjeni te qumështi dhe kosi.
Shfrytëzoni edhe diellin
Tani pakësohet koha e marrjes së rrezeve të diellit. Për këtë arsye duhet të tregojmë kujdes ndaj burimeve të vitaminës D dhe kalciumit, dhe të marrim të paktën 15-20 minuta rreze dielli në ditë.
Vitaminë B kundër depresionit
Prirja për depresion shtohet me fillimin e vjeshtës. Për këtë arsye këshillohet ushqyerja me ushqime të pasura me vitaminë B. Buka me grurë, grupi i bishtajoreve të thata, zarzavatet me gjethe jeshile, mishi dhe produktet e qumështit përmbajnë vitaminë B. Konsumimi i bollshëm i frutave, zarzavateve dhe peshkut, pirja e ujit është shumë e dobishme për të mundësuar kontrollimin e sheqerit në gjak.
Shpejtojeni trupin me sport
Në këtë stinë bie dhe shpejtësia e trupit, shkruan Start. Por ne mund ta rrisim shpejtësinë duke u marrë me sport. Veçanërisht ecjet me një ritëm të lehtë janë shumë të dobishme. Mos nënvlerësoni të ecni 3-4 ditë në javë.
Burimet e antioksiduesve
Vitamina A: mëlçia, zarzavatet me gjethe jeshile, karota, kajsia, veza.
Vitamina C: majdanozi, specat jeshilë të hollë, lulelakra, luleshtrydhja, limoni, portokalli, qitro.
Vitamina E: yndyrat bimore.
Seleni: produktet e detit, veshka dhe mishrat e tjerë.
Zinku: mishi, mëlçia, bullguri, peshku, qumështi, veza, arra, molla, bishtajoret e thata.
Magnezi: bajamja, arra, lajthia, banania, zarzavatet me gjethe të gjelbra.
Burimi: Infostandard
No comments :
Post a Comment