Kompania “Xiaomi” ka filluar të martën shitjen e telefonit të ri inteligjent “Xiaomi Mi3” në internet.
Brenda 86 sekondash janë shitur rreth 100 mijë “Mi3”, njofton kompania në faqen e saj në internet “Sina Weibo”.
Ndërkaq “Xiaomi” është i njohur për taktikën në shitjen e pajisjeve të reja në “Weibo”.
Ky telefon është prezantuar zyrtarisht me 5 shtator në një konferencë për shtyp në Pekin.
Deri tani ka shitur rreth 7 milionë pajisje dhe ka fituar rreth 2.5 milionë të ardhura gjatë gjysmës së parë të viti 2013. Ndërsa kompania është vlerësuar me 10 miliardë dollarë.
Burimi: Bota sot
No comments :
Post a Comment