Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë nënshkruar një kontratë para-martesore në vlerë 200 milionë $. Avokatët e Brad-it kanë hartuar një dokument me 101 faqe e cila garanton se në rast të ndarjes së tyre, pasuria e tij prej 110 milionë $, si dhe pasuria e saj prej 90 milionë $, do të mbesin të paprekura.
Thuhet se ata planifikojnë martesën gjatë festave të fundvitit. “Angelina gjithmonë ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë kontratë para-martesore, por Brad-i e ka detyruar në këtë”, ka thënë një burim.
Çifti së bashku rrit 6 fëmijë, ku tre janë biologjik, ndërsa tre të tjerë i kanë birësuar. “Brad-i vërtetë është njeri romantik, por gjithashtu është edhe praktik, prandaj e ka kërkuar këtë kontratë”, ka shtuar burimi.
Burimi: Shqipmedia
No comments :
Post a Comment