Në vitet e fundit kemi qenë dëshmitarë të përdorimin të internetit dhe rrjeteve sociale në të gjitha format e çuditshme dhe të çoroditura, të cilat i kanë larguar dhe tjetërsuar njerëzit. Por, histori na jep shpresë dhe besim për internetin, ashtu siç u konceptua fillimisht: si rrjet që lidhë njerëzit dhe i afron ata.
Saroo Munshi Khan kujton “udhëtimin” e jetës së tij, që filloi në vitin 1986, kur ai ishte vetëm pesë vjeç. Në vend se vëllai i tij ta marrë në stacion, në qytetin indian Burhanpur , Saroo ra në gjumë dhe u zgjua 1.500 milja larg, në Kalkutë.
Pa asnjë person që do të kujdesej për të, ta mbronte e ushqente, me javë të tëra jetonte në rrugë, e pas një kohe dërgohet në jetimore. Ai është adoptuar nga një familje nga Australia, e cila u shpërngul në Tasmania, aty ku Saroo vendosi të nisë kërkimin për shtëpinë dhe familjen.
Duke përdorur shërbimin Google Earth, u përpoq të kujtohej se nga është nisur, ku ka jetuar me prindërit, me vëllain dhe motrën. Ndonëse shanset nuk ishin aq të mëdha, Saroo ia doli.
Në mesin e vitit 2012 shkoi në Indi, duke u orientuar me informatat që mblodhi nga Google!
Ai foli me kalimtarët, kërkoi veten dhe njerëzit e tij në fshatrat dhe qytetet indiane. Pas 26 vitesh, i gjeti ata.
Në video të Google Maps, është rrëfimi emotiv për jetën e tij.
Burimi: Infoshqip
No comments :
Post a Comment