Eklipsi i fundit hënor i sivjetshëm do të ndodhë natën duke u gdhirë 19 tetori. Ai do të jetë jo i plotë, por gjysmëhije - drita e natës do të reduktohet vetëm me 0.79 të diametrit të saj. Gjatë eklipsit hëna nuk do të zhduket krejtësisht, por do të bëhet e kuqe e errët. Kjo gjë shpjegohet me faktin se Hëna edhe në fazën e eklipsit të plotë vazhdon të ndriçohet.
Rrezet e diellit të cilat kalojnë shkarazi në sipërfaqen e Tokës, absorbohen në atmosferën e Tokës dhe për llogari të kësaj shpërndarje pjesërisht arrijnë në Hënë.
Ai mund të vihet re nga çdo pikë e territorit të Rusisë, me përjashtim të rajonit të Lindjes së Largët të Rusisë, sepse deri në atë kohë atje do të ketë ardhur mëngjesi. Gjithashtu pamjen e eklipsit mund ta admirojnë banorët e Amerikës së Jugut dhe të Veriut, Afrikës, Azisë dhe Evropës.
No comments :
Post a Comment