Policat rrugor në Londër duket se nuk falin asnjë kundërvajtje, madje edhe kur bëhet fjalë për ish-Sekretaren e Shtetit Amerikan Hillary Clinton.Daily Mail ka publikuar disa foto ku duket qartë se një polic rrugor ka gjobitur makinën e ish-kreut të diplomacisë amerikane, e cila ndodhet për një vizitë disa ditore në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Gjoba 80 paund është ngjitur mbi xhamin e makinës Mercedes, e cila ndodhej në qendër të Londrës pasi Klinton merrte pjesë në një aktivitet në Chatham House, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj ish presidenti Bill Clinton dhe e bija, Çelsi. Clinton po tërhiqte një çmim të akorduar për kontributin e saj në diplomacinë ndërkombëtare, kur shoqëruesit e saj përpiqeshin të bindin policinë për të mos vendosur gjobën.
Sipas ligjeve britanike, nëse gjoba paguhet brenda 14 ditëve, atëherë ajo do të ulet në 40 paund.
Fotografitë janë realizuar nga fotografi Greg Brennan ndërsa pesë punonjësit e shërbimit sekret që shoqëronin Klinton kanë tentuar ta ndalojnë policin por ka qenë e pamundur.
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment