Martohen pas 80 vjet bashkëjetese dhe një mori trashëgimtarësh. Kush dëshiron të bëhet kështu nuse?!
Një çift i moçëm nga Venezuela ka vendosur të kurorëzohet pasi që “dhëndri dhe nusja” jetojnë bashkë prej plot 80 vjetësh. Jose Manuel Riella, 103 vjeçar, dhe gruaja e tij 99 vjeçe...
Martina Lopez, në kurorëzimin e bërë në fshatin e tyre të lindjes në Santa Rosa, siç shkruajnë mediet lokale, janë betuar para priftit për “dashuri të përjetshme”.
Pas lidhjes së martesës, prifti ka deklaruar se nuk ka kurorëzuar ndonjëherë njerëz as përafërsisht të kësaj moshe, transmeton Albinfo.
Dhëndri gjatë ceremonisë ka qëndruar ulur në karrigen me rrota të invalidit, ndërsa nusja kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë nusërie.
Ata bashkë kanë tetë fëmijë, 50 nipër e mbesa, 35 stërnipër e stërmbesa dhe 20 stër-stërnipër e mbesa.
Burimi: Koha
No comments :
Post a Comment