facebookgoogle plusrss feedmesazh

Interpretim i ëndrave AI

Interpretim i ëndrave AI
Ëndra jote ka mesazh

26 October 2013

iPad Air në shitje prej të premtes së ardhshme

Apple iPad Air sjell ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 9.7 inç në Retina Display, si dhe dizajn më të hollë i cili është 43 për qind më i hollë se sa versioni i kaluar i iPad, ndërsa modeli i ri është edhe më i lehtë, dhe me vete sjell procesorin e ri të Apple A7, 64-bit të cilin kompania për të parën herë e ka prezantuar në iPhone 5S.

Apple tashmë ka prezantuar modelin e ri të tabletit iPad Air, i cili do të jetë në dispozicion në shitoret e Apple që nga e premtja e javës së ardhshme, duke filluar prej mëngjesit.
Gjithashtu Apple ka njoftuar se tabletin e saj iPad Air do ta shesë edhe online që nga dita e premte, mirëpo që koha e porosive fillon prej orës 12:00.

iPad Air në ngjyrë të argjendtë dhe të hirtë, të cilat janë të ngjashme me iPhone 5S, edhe pse nuk ka version të artë të iPad, sikurse me iPhone.
Modeli më i ri i tabletit të Apple, iPad Air vjen edhe me kamerën e përparme HD FaceTime, dhe kamerën e pasme iSight me 5 mega-piksel, e cila mundëson incizimin e videove në full HD në 1080p.

Debutimi i iPad Air në SHBA dhe Evropë, do të bëhet nga data 1 nëntor dhe i njëjti do të shitet për 499 dollarë.

Burimi: InfoShqip

No comments :

Post a Comment